Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka kritikuar qeverinë Kurti për mbylljen dyjavore për shkak të pandemisë Covid-19.
Ajo poashtu ka kritikuar ministrat e kësaj qeverie edhe për pjesëmarrjen në fushatën zgjedhore në Shqipëri.
“Më së pak është dashur një mbyllje që i bëri dëme ekonomisë. Më e keqja disa ministra të kësaj qeveria në kohën kur u mbyll Kosova ata u gjendën në Shqipëri në fushatën zgjedhore. Ishte shumë papjekuri nga ana juaja deri në Kosovë kishte mbyllje totale. Ato ditë e keqësuan edhe më shumë gjendjen ekonomike në Kosovë.
Ajo tha se Kosova nuk po arrin që të sigurojë vaksina të tjera përveç asaj Astra Zeneca.
“Duhet të sigurohen vaksina të reja. Po shkojmë shumë ngadalë. I tërë rajoni është para nesh. Andaj tek ne ka kaluar kjo gjë në ankth tashmë duke e parë që çdo ditë po vdesin edhe të rijnë. Në Kosovë nuk po arrihet të sigurohet asnjë vaksinë tjetër përveç kësaj që në Kosovë është ndaluar”, ka deklaruar më tutje ajo. /Botapress/