Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit në Zvicër, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rashiti, i cili në vitin 2022 ishte bërë shqiptari i parë që zgjidhet deputet nga partia SVP/UDC në nivel kantoni, ka thënë se Kurti i ka përkeqësuar raportet me Shqipërinë, BE-në, Amerikën e Maqedoninë.
Këtë postim Rashiti e ka bërë në rrjetin e tij social facebook.
“Albin Kurti përfaqëson një politikë nacional-socialiste që paraqet rrezik serioz për Kosovën. Kulti i personalitetit krijuar prej tij mund të mashtrojë njerëzit, siç na mëson historia. Nën udhëheqjen e tij, marrëdhëniet me BE-në, Shqipërinë por edhe Maqedoninë janë përkeqësuar, edhe ato me administratën Trump pritet të përkqeësohen më tej. Albin Kurti, qoftë me vetëdije apo pa të, po forcon ata që po pretendon se i Lufton. Një patriot i vërtetë, që nuk bie pre e mashtrimeve apo sofizmave, nuk duhet ta mbështesë atë në zgjedhjet e vitti 2025”, ka shkruar Rashiti në rrjete sociale.