Kamberi theksoi se këto qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror, madje nuk ndajnë buxhet të rregullt.
Ai shtoi se qeveria e Serbisë për Kosovën ka platformë dhe program shtetëror, si dhe ndanë buxhet, ndërsa Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës ndanë buxhet të rregullt, sado të pamjaftueshëm, dhe ka mekanizëm qeveritar, sado që joefikas.
Postimi i plotë:
𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘁’𝗶 𝗾𝗮𝘀𝗲𝗻 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲𝗿𝗶𝗼𝘇𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗟𝘂𝗴𝗶𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗲𝘀𝗵𝗲𝘃𝗲̈𝘀
Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës :
– Nuk kanë platformë dhe program shtetëror
– Nuk ndajnë buxhet të rregullt
– Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar
Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :
– Ka platformë dhe program shtetëror
– Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).
Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :
– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.
– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas./Botapress/