Deputeti i VV-së, Sali Zyba ka thënë se e ka “marrë malli për protesta”.Ai këto deklarata i ka bërë teksa ka komentuar një protestë të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Mitrovicë vite më parë, shkruan Reporteri.net.
“Është në sheshin e Mitrovicës në një prej protestave të VV-së. Ka qenë e organizuar, është foto e shkrepur prej kolegëve. Secilin aktivitet Lëvizja e ka pasë publik dhe mediatik. Në këtë rast më merr malli me pasë protesta më shpesh”, u shpreh Zyba në ATV.
A i pyetur nëse do të protestonte edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht për çështjen e reduktimeve të rrymës, ka thënë se do ta bënte nëse ka arsye reale për protestë.
“Marrim pjesë, por adresa duhet të dihet ku është dhe kur është. Duhet të kuptohen dhe kërkohen arsyet e mungesës së energjisë, duhet të kërkohen edhe llogari dhe përgjegjësi edhe nga Qeveria dhe sapo të merret përgjigja dhe arsyeja, nëse s’kemi arsye dhe argumentim, edhe protesta është mjet që i rrit presionet”, u shpreh Zyba.