Dhjetëra kosovarë janë grumbulluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme në mes të Palestinës dhe Izraelit.
Në mesin e marshuesve është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
“Në solidaritet me popullin palestinez”, është parulla kryesore e marshuesve që kanë vazhduar drejt sheshit Nëna Terezë, raporton Gazeta Botapress.
Me thirrjet ‘Liri për Palestinën” marshuesit kanë vazhduar deri tek Teatri Kombëtar./Botapress/