Deputeti i Vetëvendosjes kundër buxhetit të ri, thotë se nuk do të votoj për

Përveç kundërshtimeve të partive opozitare ndaj projektbuxhetit për vitin 2023, edhe një deputet i mazhorancës është deklaruar kundër.

Në seancën e sotme deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, deklaroi se nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2023.

LEXO EDHE KETE

Gjykata e Apelit merr një vendim për infermieret që ushtruan dhunë ndaj të moshuarës në Pejë

Humolli thotë se ky buxhet nuk mbështetë pjesëtarët e FSK-së e as veteranët dhe familjet e kategorive të dala nga lufta, prandaj sit ë tillë nuk do ta votoj.

“Po ndalem direkt në këtë sektori ku ky projekt buxhet për vitin 2023 e dëmton sigurinë e vendit për arsye se motivimin për mbrojtje të vendit tonë e pengon duke anashkaluar çështjen e veteranëve të luftës, duke anashkaluar sigurimin e Policisë, duke anashkaluar sigurimin e FSK-së. Në qoftë se ne nuk i sigurojmë pjesëtarët e FSK-së, Policinë atëherë me çfarë motivi kanë mundësi me u përball me vështirësitë në kohën kur Serbia për çdo ditë na kërcënohet me ushtri, polici, grupe mafioze”, tha Humolli.

Deputeti Humolli që për disa çështje ka dal kundër partisë së tij, tha gjatë seancës se rreth votës kundër buxhetit është e njoftuar edhe Vetëvendosja.

“Për këtë unë jam deklaruar edhe para pjesëtarëve të Vetëvendosjes se nuk do ta votoj këtë buxhet për arsye të thjeshtë, se nuk ka të drejtë kërkush me i anashkalu këto vlera kur ne shohim që Serbia vlerën e luftës së humbur të viteve 1400 i motivon përmes asaj lufte të humbur popullatën e vetë me qëndru në Kosovë, me luftu kundër Kosovës”.

“Kurse ne njerëzit e gjallë, familjet e gjalla të cilat janë, ne i injorojmë dhe ky injorim duhet me u ndërpre dhe besoj që në leximin e dytë duhet me u ndryshu kjo qasje në raport me këtë kategori. Uroj që të reflekton kjo qeveri të reflektojnë edhe deputetët e VV-së me pa që kanë marrë mision politik me kthy shpresën e popullit e jo me mbyt shpresën tonë”, tha më tej Humolli.

Ai ka thënë se pret që në mes të dy leximeve të ndryshojë, por si të tillë nuk do ta votojë. /Botapress.info/

ngjashme