[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputeti i LDK-së godet Kadri Veselin: S’je kompetent ta kritikosh Isa Mustafën



 

Ndonëse partia e tij është pjesë e Qeverisë “Mustafa”, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është duke dhënë një sërë kritikash për punën dhe vendimet e ekzekutivit. Në turet me qytetarë si dhe debate televizive, Veseli ka fajësuar Isa Mustafën për punë të dobët në fushën e zhvillimit ekomomik.

Mirëpo, këto akuza të krytarit të PDK-së po shihen joserioze nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputeti i këtij subjekti, Naser Osmani konsideron se sukseset dhe mossukseset ndahen bashkarisht nga koalicioni. Madje, ai ka ironizuar me personat jokompetent që kritikojnë punën e shefit të tij.

“Më e keqja është kur historianët, gjuhëtarët dhe gjeografët bëhen ekonomista të mirë dhe japin mendime ekonomike. Nuk janë në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave që i kanë dhe ky ngatërrim në komptetenca tjera dhe vlersime të ndryshme nuk i kontribojnë. Por, duhet të krijohet një sistem i cili duhet respektuar pozita e secilit në kuadër të cilit është i zgjedhur”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

 

Më tej, Osmani thotë se në kohën e Qeverisë “Mustafa” kanë ndodhur reformat të efikase të cilat janë faktuar edhe me dëshmi. “Vlen të përmendet në Doganë dhe ATK. Raportet e Bankës Qendrore, Agjencisë së Statistikave apo raporte të tjera tregojnë në mënyrë të kjartë se cila është rritja ekomoike për këtë periudhë”, ka thënë ai.

 

Ndërsa, për zërat e shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, Osmani jep një propozim interesant. “Koalicioni është bërë në një vullnet dhe me një vullnet mund të prishet kurdo. Nëse dëshironë të shkon në zgjedhje, koha më e mirë do të ishte të bëheshin përnjëherë zgjedhje lokale dhe qëndrore për shkak të shpenzimeve dhe një monitorimi ndërmombëtar i cili do të ishte më i sofistikum”, është shprehur ai.