• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Departamenti i Shtetit inkurajon Kosovën e Serbinë të vazhdojnë moratoriumin mbi njohjet

nga Bota Press
3 Shtator, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Departamenti i Shtetit Amerikan inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike, tha një zëdhënës për Zërin e Amerikës duke u përgjigjur në pyetje lidhur me përvjetorin e parë të marrëveshjes së Uashingtonit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy versione të dokumentit prej gjashtëmbëdhjetë pikash, për palët kosovare dhe serbe, u nënshkruan një vit më parë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha në përgjigje për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Kosovën dhe Serbinë në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke mbështetur, siç tha ai, qëllimin e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.

“Shpresojmë që partnerët tanë të respektojnë detyrimet që ata pranuan vitin e kaluar në Uashington në mirëbesim. Elemente të shumta të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit – diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur “, u tha për Zërin e Amerikës nga Departamenti i Shtetit.

Gjithashtu u theksua se nevoja për normalizim të plotë nuk është e kufizuar në kohë, prandaj Kosova dhe Serbia inkurajohen të ndërtojnë besim politik.

“[Kjo duhet të bëhet]përmes pjesëmarrjes serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne gjithashtu inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të shënojnë bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, thuhet në përgjigje në të cilën theksohet mbështetja e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, detyruese për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e fokusuar në njohjen reciproke, e cila hedh themelet për bashkëpunim dhe përparim të qëndrueshëm.Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të përfshihen sërish në proces-duke pasur parasysh urgjencën e zgjidhjes së çështjeve teknike dhe politike,” thuhet tutje në përgjigje.

Marrëveshja e ndërmjetësuar zyrtarisht nga Trump, u bë në thelb e mundur nga Richard Grenell, ish- i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi. Qasja e ish-administratës amerikane, sipas zyrtarëve të saj në atë kohë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi ishte fokusuar ekskluzivisht në bashkëpunimin ekonomik midis dy palëve, i cili, siç pritej, përfundimisht duhet të kontribuojë në afrimin politik dhe përfundimisht një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin.

Tags: Kosove-Serbi

Të ngjashme

Aktuale

Shpërthen “lufta në qiell” mes Amerikës e Kinës, “mollë sherri” baloni spiun kinez!

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Aktuale

Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë në Graqanicë, policia interviston një person

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023
Aktuale

Ky është 36-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës në Shtërpcë, babai i tij e gjeti të varur në litar

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023
Aktuale

Serwer: E dobishme që Kurti doli me kushte për Asociacionin – disa janë pengesa, negociatat të fokusohen aty

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Shpërthen “lufta në qiell” mes Amerikës e Kinës, “mollë sherri” baloni spiun kinez!
  • Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë në Graqanicë, policia interviston një person
  • Dea dërgon tre banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sonte
  • Kimete Berisha: Albin Sharlatani!
  • E tepron Rita Ora: Parakalon në tapetin e kuq, e veshur vetëm me të brendshme

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.