[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Denoncuesi i shefit të AKI’së thotë se Gashi mund t’i hakmerret atij dhe familjes (Video)



Drejtori i ri i AKI’së, Driton Gashi, përreth një vit ka punuar me aktakuzë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gashi ishte akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mirëpo, nuk ishin marrë masa për pezullimin e tij nga puna.

Ndonëse sipas Luan Ismajli, i cili njëherësh është edhe palë e dëmtuar në aktakuzën kundër Gashit, ministri Skender Hyseni ishte i njoftuar për këtë çështje.

Ismajli thotë se Driton Gashi vazhdimisht i ka shkaktuar telashe gjatë punës së tij në MPB. Ndërkaq, në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk e kanë thënë asnjë fjalë lidhur me këtë akuzë, transmeton KTV.

I heshtur rreth kësaj ka qenë edhe vetë Driton Gashi i cili u emërua kryespiun i Kosovës, vetëm pasi prokurori Feti Tunuzliu, e tërhoqi aktakuzën që rëndonte mbi të.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5bfukq_frikesohet-nga-hakmarrja_news