[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Demarkacioni, “pretekst” për ta rrëzuar Qeverinë



Botapress, 24 prill – Me gjithë paralajmërimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli se demarkacioni do të dalë këtë javë në Kuvend, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.

Kjo pasi kryeministri Isa Mustafa gjatë javës do të qëndrojë në Bruksel për të kërkuar suspendimin e kriterit të demarkacionit, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se vetëm pas kthimit të kryeministrit nga Brukseli, do të dihet se a do të procedohet Marrëveshja për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

Burime të gazetës kanë thënë se ka përpjekje nga PDK-ja që demarkacioni të përdoret si pretekst për ta rrëzuar Qeverinë, në rast se nuk kalon në Kuvend