[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Demanton Afrim Hoti, ja arsyeja e tërheqjes time nga pozita e Prorektorit për Marrëdhënje me Jashtë i Universitetit të Prishtinës



 

Profesor Afrim Hoti ka reaguar ndaj një shkrimi në Zëri dhe që po qarkullon edhe në medie të ndryshme për tërheqjen e tij nga pozita e Prorektorit për Marrëdhënje me Jashtë i Universitetit të Prishtinës.

Afrim Hoti përmes një postimi në Facebook ka bërë këtë reagim

Miq,

Po shoh nëpër portale të ndryshme të qarkullojnë fjalë e dezinformata të ndryshme për dorëheqjen time prandaj po e shoh të udhës të jap një sqarim të shkurtër.

“Po tërhiqem nga pozita e Prorektorit për Marrëdhënje me Jashtë i Universitetit të Prishtinës, thjesht pas një takimi që së fundmi pata me rektorin dhe ku konstatuam se problemet dhe proceset në Universitetin e Prishtines i shohim në mënyra të ndryshme.

Çfarëdo tentative për të lidhur dorëheqjen time me arsye apo punë të tjera është dezinformatë, qëllimkeqe dhe tendencioze.

Unë do të vazhdoj punën time, me gjithë fuqinë që kam, si profesor në Departmentin e Shkencave Politike.

Gjithë të mirat.

A.H