[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Demantohet lajmi: Nuk ka shqiptarë të vdekur në sulmin e Stambollit



39 persona mbetën të vdekur në sulmin e natës së vitit të ri në Stamboll. Autoritetet turke kanë bërë të ditur edhe kombësinë e të vdekurve, ku nga ta 24 janë të huaj

Nga ajo që raportohet këtë të hënë, asnjëri prej tyre nuk është me kombësi shqiptare e as kosovare.

11 prej viktimave janë turk, kurse nga të huajt numrin më i madh është arabë, gjithsejtë shtatë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni kombësinë e viktimave që pësuan nga ky sulm, që thuhet se përgjegjës për të është shteti Islamik ISIS.