Personat në foto janë dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët po udhëtonin me motor kur një makinë i ka prerë rrugën dhe janë përplasur. Për pasojë motori ka dalë nga rruga.
Mes 2 vëllezërve dhe personave në makinë ka nisur një përplasje fizike dhe gjatë sherrit personat ende të paidentifikuar kanë futur në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.
Incidenti i Pejës, mesazhi që e mban në burg të dyshuarin për sulm seksual
Mësohet se në momentin që policia ju është vënë pas, personat e kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe janë larguar.
Policia po e heton rastin në dy pista hetimi: Pengmarrja mund të jetë si pasojë e konfliktit të lindur për shkak të aksidetit por mund të jetë dhe e shkuara e dy vëllezërve.
Dy vëllezërit Beqiraj mësohet se kanë precendentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje./Botapress.info/