[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deklarohet Rashiq pas rrahjes së djalit të tij



Politikani serb në Kosovë, ka folur pas rrahjes së djalit të tij sot gjatë ditës në Graçanicë. “Djali tani është në shtëpi. Nesër do t’i vazhdojmë kontrollet e mëtutjeshme. Pas përfundimit të shkollës, ka qenë një grup rreth 30 persona, që përveç boksave të hekurt, ata kanë pasur edhe çekiçë e thika. Unë kam pranuar që duhet ta paguaj çmimin e ideologjisë që kam, por me të vërtetë unë nuk kam pritur që djali im duhet ta pagujanë çmimin kaq jornomal”, tha Rashiqi në “kallxo pernime.

Rashiq ka thënë se para çdo zgjedhjeve ka persona që bëjnë presion e ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

“Gjithmonë vijnë para zgjedhjeve do bildera që po shëtisin ka 5-10 veta, dhuna fizike është prezent çdo ditë veçanërisht para zgjedhjeve. Edhe policia e dijnë që janë aty”

“Një torturë e serbëve ndaj serbëve. Unë që 8 vjet po e deklarojë këtë. Nuk di që ka pas ndonjë reagim nga policia”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, u ka caktuar për 48 orë masën e ndalimit tetë të dyshuarve për rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.