Lidhur me rastin për Indeksonline janë deklaruar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Në përgjigjen e tyre, thonë se IPK ka filluar hetimin ndaj tij ku edhe i njëjti është suspenduar.
“Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim te Prokurorise Themelore të Prishtinës ka filluar hetim penal ndaj një zyrtari policor me dyshimin për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
IPK ka filluar këtë hetim me dyshimin se ky zyrtar ka penguar zyrtarët tjerë policorë gjatë arrestimit të një të dyshuari në vendin e quajtur Gazimestan. Në interes të procedurës hetimore IPK ka rekomanduar suspendimin e të dyshuarit”, thuhet në përgjigje.
Polici i nacionalitetit serb pengoi arrestimin Risto Jovanoviq, shtetas malazez, në Gazimestan. Burime të Gazetes kanë treguar se i arrestuari është ndaluar për 48 orë.
Arsyeja e arrestimit të tij është se ai ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes./Botapress/