Kryeministri Albin Kurti me të marr pushtetin kishte thënë se prioritet i qeverisë së tij do të jetë menaxhimi i pandemisë, madje edhe nga Kuvendi jo rrallëherë merrte meritat për uljen e rasteve, ndërsa tash që numri i të vdekurve shkoi deri në 17 në ditë e mbi 2 mijë raste, po heshtë ndërsa Ministri Arben Vitia është i nxënë duke u marrë me fushatën zgjedhore.
Sot kur dhjetëra qytetarë vdesin gjatë javës e mijëra të tjerë infektohen çdo ditë, kryeministri Kurti është zhdukur ndërsa Ministri Vitia po mirret me Zgjedhjet Lokale, kur do të jetë kandidat i VV’së për Kryetar të Prishtinë.
Muaji gusht shënoi një përkeqësim të gjendjes me pandeminë, duke regjistruar numra rekord të të infektuarve.Ajo që bie në sy gjatë ditëve të fundit është se më të prekurit janë të moshave 20 deri në 29 vjeç. Autoritetet shëndetësore thonë se pjesa më e madhe janë të prekur nga varianti i ri dhe po bëjnë thirrje për vaksinim në masë.
E kjo nuk po e shqetëson më Kurtin dhe Vitinë, sa për t’u marrë veç me këtë çështje.
Kujtojmë një deklaratë të Kurtit më 2 gusht në Kuvend ku kishte thënë se zotimi kryesor ishte pandemia dhe sipas tij, kjo është futur nën kontroll të plotë.
“Qeveria jonë që doli si rezultat i zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit, në 3 muajt e parë ka marrë 144 vendime, ka kaluar projektligje e dokumente, duke zbatuar zotimet tona para qytetareve për një shtet të drejtë e zhvillimor. Me reformat në drejtësi, financa publike e ekonomi e rritëm efikasitetin në institucionet publike. Në ditën e betimit si qeveri, u zotuam se pandemia do të jetë prioritet i jonë për të ndalur trendin e rritjes së infektimeve dhe vdekjeve dhe për të siguruar sa më shpejtë. Në ditën e parë kishim 781 raste me infektime dhe 17 vdekje, pra ky është konteksti, kjo është gjendja. Unë besoj se çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë, duhet të bëhet në raport me ditën kur e morëm detyrën. 100 ditë më vonë, kishin 9 raste të reja e asnjë vdekje. Në këto 100 ditë ka ndodhur diçka që të mos ndodhin kaq shumë infektime.
Situata është përmirësuar, kemi ulje prej 99 për qind të rasteve të reja, gjejeni një rast në rajon. Kemi ulje prej 97 për qind të rasteve aktive e 98 për qind të hospitalizimeve. Kosova në të kaluarën është përmendur në fund të listave për të mirë e në krye për të keq, e kundërta është me menaxhimin e mirë të pandemisë. Pandemia është menaxhuar, vaksinat janë siguruar dhe kemi përmbushur premtimin bazë. . Pandemia është vënë nën kontroll dhe ekonomia është hapur pothuajse i tërësisht”, ka thënë Kurti.
Masat kundër përhapjesnë masë të madhe nuk po respektohen dhe sjellja e qytetarëve ndaj pandemisë është pothujse shpërfillëse. Maskat dhe distanca fizike tashmë janë harruar./Botapress