• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Deklarata për bashkim kombëtar, Haradinajt i vjen një reagim nga Qeveria e Serbisë

nga Bota Press
2 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

“Kërcënimi i fundit i Ramush Haradinajt për bashkimin me Shqipërinë ka zbuluar edhe një herë se sa i thellë është mosrespektimi i lidershipit politik shqiptar në Prishtinë ndaj bashkëqytetarëve me kombësi serbe”, tha Igor Popoviq, ndihmës i drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton Gazeta Botapress.

“Kërcënimet e këtij lloji, të cilat gjithmonë mbajnë një shenjë dhune midis linjave, iu dërguan Serbisë dhe serbëve këtë herë përpara festës më të madhe të tyre, kur të gjithë të krishterët ortodoksë dërgojnë mesazhe paqeje dhe tolerance për njëri-tjetrin dhe për fqinjët e tyre të besime të tjera. Kosova dhe Metohija është një pjesë integrale e Republikës së Serbisë, si në bazë të Kushtetutës sonë dhe të së drejtës ndërkombëtare, dhe mënyra e vetme e arsyeshme për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me këtë çështje është dialogu”, tha Popoviq.

Ai pati edhe një mesazh për politikanët në Kosovë, të cilët Popoviq pretendon se po i kërcënojnë serbët.

“Me këtë rast, unë u bëj thirrje politikanëve në Prishtinë që të heqin dorë nga kërcënimet dhe të tregojnë përgjegjësi elementare ndaj të gjithë banorëve të Kosovës dhe Metohisë dhe rajonit, duke tejkaluar përfundimisht retorikën luftarake nga fundi i shekullit të kaluar për të krijuar vazhdimisht probleme”, tha Popoviq.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje e ka bërë edhe një herë të qartë qëndrimin e tij, se “nëse Kosova nuk pranohet në NATO, rrugëtim ky i kamotshëm, atëherë duhet të bashkohemi më Shqipërinë”.

“Ne duhet të mbrojmë vlerat e krijuara, më e madhja e të cilave është liria, duke e forcuar sigurinë dhe duke ndjekur rrugën drejt NATO-s ose bashkimit me Shqipërinë” ka deklaruar Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri në manifestimin qendror në Llukë të Deçanit, në vendin ku u organizua Pajtimi i Gjaqeve, 22 vjet më parë.

Tags: HaradinajRamush

Të ngjashme

Kosovë

“U paralizova, 28 ditë isha pavetëdije” – Pacolli rrëfen për ngjarjen e trishtë të jetës së tij

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
Lajme

Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht i biri

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
Lajme

Paraliza e gjumit, pse ndodh dhe kush është më i rrezikuar?

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
Ekskluzive

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

nga Bota Press
8 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • “U paralizova, 28 ditë isha pavetëdije” – Pacolli rrëfen për ngjarjen e trishtë të jetës së tij
  • Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht i biri
  • Paraliza e gjumit, pse ndodh dhe kush është më i rrezikuar?
  • Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë
  • Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.