[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deklarata e sekretarit amerikan Mattis për ushtrinë e Kosovës, bëhet “top lajm” në mediet serbe



Angazhimi i Ministrit të ri Amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis për formimin e ushtrisë së Kosovës sot është lajm kryesor në mediat e Serbisë.

Kështu, “Blic” i Beogradit informatën se Mattis ka thënë se “para zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane në Kosovë, forcat vendore kosovare duhet të fitojnë mandatin për mbrojtjen e vendit”, e boton me titull “ENI I TËRBUAR I TRUMPIT POROSIT Sa më shpejt të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës!”.

Edhe B92 e ka lajm kryesor deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes së po formohet Ushtria e Kosovës, raporton Express.

Edhe portali politika.rs ka raportuar se “medat në Prishtinë thonë se Mattis deklaron se duhet formuar ushtria e Kosovës”.

Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin.

Në një raport drejtuar Senatit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri.

Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare”, kishte thënë Mattis, në një përgjigje me shkrim drejtuar Senatit.