“Dëgjoja zhurma, u futa në kabinë…”, shoferi i tragetit rrëfen momentet e tmerrit

Ka folur për mediat shoferi që arriti të shpëtojë pasi trageti i linjës Greqi-Itali u përfshi nga flakët javën e kaluar.

Ai ka deklaruar se në momentin e rënies së flakëve ishte në gjumë dhe duke parë flakët ka qëndruar në kamion. Më tej 20-vjeçari shtoi se për shkak të nxehtësisë vendosi të dalë në ditën e tretë.

“Kur u zgjova kuptova se kishte rënë zjarr. U përpoqa të gjej një rrugë shpëtimi por nuk munda. Ishte shumë nxehtë për shkak të flakëve dhe vendosa të qëndroj në kabinën e kamionit. Vazhdova të dëgjoja zhurma por nuk mund ta dija se nga vinin.

Dola në ditën e tretë kur kuptova se temperatura kishte rënë dhe për t’u siguruar kapa çarçafët. Duke ecur nuk mund të dalloja asgjë derisa më në fund pashë një tabelë ku shkruhej “Dalje emergjente”– ka thënë ai.

Roja bregdetare beson se janë tre faktorë që e mbajnë 20-vjeçarin në jetë.

Së pari ai ndodhej në garazh, një vend që nuk ishte prekur nga flakët.

Së dyti garazhet mbyllen hermetikisht duke penguar futjen e tymit dhe së treti ishte gjakftohtësia që tregoi gjatë gjithë këtyre orëve kur qëndronte i mbyllur në garazh.

ngjashme