Ftes publike
Dega e LDK-së në Zvicër kremton 32 vjetorin e themelimit, jemi krenar për të arriturat e mëdha qe kishte Kosova me LDK-në, kemi arsye të forta qe të festojmë së bashku, të kujtojmë momente të rënda e të vështira por krenare gjatë këtij rrugëtimi 32 vjeçar.
Dega në Zvicër në bashkëpunim me të gjitha Nëndegët e me pjesëmarrje nga degët e mërgatës si dhe kryetarin e
LDK-së Prof. Dr. Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë: z. Anton Quni, z. Armend Zemaj, z. Sokol Haliti, z. Shkumbin Gashi, organizon tubim festiv me anëtarët e LDK-së.
Tubimi festiv do të mbahet më 07.05.2022 duke filluar nga 18.00
Adresa; LUXORY, Meinstrasse 6, 2540 Grenchen
Në programin festiv kemi paraparë:
– Raporti 32 vjeçar i punës së LDK-së dega në Zvicër ( Ahmet Kosumi – kryetar)
– Fjala e kryetarit të LDK-së Prof. Dr. Lumir Abdixhiku
– Ndarja e mirënjohjeve për aktivistë
– Shpërndarja simbolike e librezave të anëtarëve të rinj
– Programi Muzikorë me vëllezërit “MZIU”
– Ansambli i mirënjohur i valleve “VATRA “ nga Büllachu
Ju mirpresim.
LDK Dega në Zvicër
A. Kosumi