• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dega e LDK-së në Suedi mbajti Akademi përkujtimore për Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
në Diaspora
ShareShareShare

 

 

 

Para pak ditësh, me 28 Janar 2023, në Malmö të Suedisë u mbajt Akademi përkujtimore për Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 17 vjetorin e ikjes në amshim.

Akademia përkujtomre u mbajt nën patronatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht të Grupit Politik për Mërgatën, me Kryetarin e këtij grupi, z. Anton Quni, njëkohësisht Nënkryetar i LDK-së.

 

 

Dega e LDK-së në Suedi ndihmoi realizimin e këtij organizimi në koordinim me Nënkryetarin e LDK-së z. Anton Quni. Niveli i kësaj Akademie përkujtimore ishte në korespondencë të përafërt me Akademitë përkujtimore që organizohen në Prishtinë. Për këtë organizim, ne si Degë e LDK-së në Suedi jemi falënderuas sepse patëm nderin dhe privilegjin.

Akademia përkujtimore filloi me intonimet e himneve të Dardanisë, të Kosovës dhe himnin Kombëtar dhe duke mbajtur një minutë heshtje pë Presidentin Rugova si dhe për dy veprimtarët të cilët ndërruan jetë këto ditë në Suedi, Fejzë Halili dhe Bedri Paci.

Me një fjalë përshëndetëse, Kryetarja e Degës Qibrije Hoxha, e hapi Akademinë përkujtimore.

Pastaj fjalën e morri moderatori Osman Ahmaetgjekaj i cili njëherit është edhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Suedi. z. Osman Ahmetgjekaj prezantoi biografinë e Presidentit Rugova dhe përkujtoi shkurtimisht jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.

 

Pas leximit të biografisë së Presidentit Rugova, fjala ju dha znj. Jehona Lushaku Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së. Në fjalën e saj Kryetarja Jehona Lushaku Sadriu foli për përkushtimin e Presidentit Rugova në afirmimin e rolit të Gruas në LDK si dhe për kontributin e bashkatdhetarëve për lirinë e Kosovës dhe mbajtjes gjallë të popullit gjatë viteve të 90’ në kohën kur popullit të Kosovës i ishte rrezekuar ekzistenca. Znj. Lushaku Sadriu me fjalën e saj emocionoi të pranishmit kur ajo ju falënderua të gjithëve për kontributin me mjete financiare, falë të cilave ajo ishte rritur dhe familja e saj mbijetuan në kohët më të vështira.

Pastaj fjalën e morri z. Anton Quni, Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili fillimisht të pranishmëve ju përcolli përshëndetjet nga Kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku.

Nënkryetari Anton Quni, përkujtoi jetën dhe veprën e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Poashtu z. Quni foli për ditët kur ndërroi jetë Presidenti Rugova, dhimbjen e që kaploi popullin dhe përcjellja madhështore e cila ju bë.

 

Ishte Presidenti Rugova që e ndërtoi LIDHJEN me mërgatën, të cilën nga një LIDHJE të hershme, po e bëjmë të fortë e të përhershme. Është vepra e këtij njeriu të madh vetë vepra më e madhe shqiptare – Republika e Kosovës. Përshkrimi i shkurtër i kësaj vepre është: projektimi dhe realizimi i lirisë, pavarësisë e demokracisë së Kosovës. Autor: Presidenti historik, Ibrahim Rugova, i përkrahur nga populli dhe miqtë e përjetshëm të shqiptarëve – theksoi në mes tjerash Nënkryetari i LDK-së, z. Anton Quni.

Anton Quni ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij znj. Mirjana Quni. Akademia Përkujtimore u mbyll me dy interpretime nga soprano, Ardita Uka me këngët: Unë biri yt Kosovë dhe Moj e bukura More. Në një ambient të bukur dhe organizim të dinjitetshëm, duke bërë foto të përbashkët me delegacionin nga Kosova, u përmbyll Akademia përkujtimore kushtuar Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

 

 

Për Kryesinë e Degës së LDK-së në Suedi

Qibrije Hoxha, Kryetare

Stokholm, 01.02.2023

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme

Diaspora

Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Diaspora

Kjo është shuma e parave që diaspora dërgoi në Kosovë vitin e kaluar

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Diaspora

Në New York protestohet më 1 prill për drejtësi ndaj UÇK-së dhe vëllezërve Bytyqi

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Diaspora

“Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!

nga Bota Press
26 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditni kur t’i mbështesin edhe protestat e Luizit
  • Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
  • “Është anti-kushtetues”: Qysh e komenton Hoti projektligjin e Qeverisë Kurti për çmimet tavan?
  • Kimete Berisha: Me Albin Kurtin Republika e Kosovës po zhbëhet!
  • Shtrenjtimi i energjisë, LDK: Paaftësia qeverisëse, varfëron qytetarët

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.