[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deda: Ekipi i Mogherinit, i pafuqishëm ta zgjidhë situatën Kosovë-Serbi



Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, mendon se ekipi i Federica Mogherinit nuk ka fuqi që ta zgjidhë tensionin në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Perëndimi ia ka lënë menaxhimin e situatës Kosovë-Serbi ia ka lënë zonjës Mogherini, por ajo zyrë nuk ka forcë që e vetme ta menaxhojë këtë situatë. Shpresoj të jemi mbushur mend që për paqe stabilitet dhe drejtësi, në tryezë të jenë edhe Shtetet e Bashkuara”.

Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, po ashtu ka thënë se qëndrimet e BE-së karshi Kosovës së fundmi, duhet të shihen me sy shqetësues.

“Serbia ka filluar që nga shtatori me veprime të njëanshme, të cilat e kanë për qëllim acarimin tonë. Heshtja dhe neutraliteti i BE-së duhet të jetë brengosës për ne. Është momenti i fundit që të krijohet konsensusi i brendshëm politik për qasje të re karshi Serbisë dhe qëndrim më të dinjiteteshëm ndaj Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Deda