[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deçan: Për vjedhje pylli, dënohet me 6 muaj burgim dhe 1700 euro gjobë



 

Botapress, 6 Shkurt – Adem Lushaj

  1. B. nga Isniqi i Deçanit, është dënuar me 6 muaj burgim, pasi që akuzohej nga Prokuroria e shtetit për vjedhje pylli, përkatësisht 17 trupa të llojit breje me vëllim të përgjithshëm prej 8.24 metra kub, e që sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paraqet vepër penale. Ky Vendim është marr në Seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Deçanit, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, bazuar në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës, e përfaqësuar nga prokurorja Sanije Seferi Gashi, shkruan Botapress,.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i shtetit, H. A. akuzohej se me datë 04.12.2016, rreth orës 00.10, në vendin e quajtur  “Roshkodol”, me qëllim të vjedhjes, kishte prerë 17 trupa të llojit “bre”, me gjatësi prej 5-6 metrash apo vëllim të përgjithshëm prej 9.24 metra kub, me ç’rast Drejtorisë Rajonale të Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material, gjë që sipas Nenit 358, paraqet vepër penale të vjedhjes së pyllit.

Gjyqtari Dobraj, pasi kishte bërë administrimin e provave të prezantuara nga Prokuroja e shtetit dhe  pasi që i akuzuari H. B, kishte pranuar fajësinë e tij, njëkohësisht ishte deklaruar se asnjëherë nuk do përsëriste një vepër të ngjashme, e ka dënuar të pandehurin me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 1700 euro gjobë, me mundësi. /Botapress.info