‘Debillat e Qendrës së VV në Prizren’, aktivisti shpërthen me akuza ditën e zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur sot zgjedhjet e brendshme partiake për të zgjedhur kryetarin e ri të saj. Anëtarët e partisë në pushtet e quajtën këtë ditë demokratike, por ka edhe prej aktivistëve që u shprehen të pakënaqur.

Fatih Përzhella, aktivist në Vetëvendosje, shkoi sot për të votur në këto zgjedhje, por, nuk mundi ta shfrytëzoj të drejtën e tij.

Kjo pasi që emri i tij nuk figuronte në listë.Përzhella i quajti ‘debilla’, personat që sipas tij e kanë kapur Qendren e LVV’së në Prizren.

LEXO EDHE KETE

Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Në grevë janë edhe ata që e votojnë VV-në, LDK-në, PDK-në, AAK-në

“Sot isha ne zyret e Levizjes per ta perdorur te drejten si AKTIVIST qe te votoj per zgjedhjet e mbrendshem por nuk e pata emrin ne list dhe mu ndalu ta perdori kete te drejt nga Debillat qe e kan kapur Qendren e Levizjes ne Prizren.

Kete vendim kunder statusor nuk e njoh sidomos nga ata njerz qe jan arsyeja kryesor i deshtimeve ne Prizren. Pres nga organet qendrore te marrin masa per keta qe e kan shendruar ne zyre personale te tyre Qendren ne Prizren”, ka shkruar ai.

 

 

ngjashme