[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Debaton me gruan, shqiptari vdes nga ataku kardiak sapo del në rrugë (Foto)



Në më pak se një javë, katër shqiptarë kanë humbur jetën në Itali, ku viktima e fundit është një i ri nga Tirana.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Xhenova, ku viktima është identifikuar si Ervin Myrtaj 36-vjeç dhe shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një atak kardiak.

Ai jetonte në shtetin fqinjë së bashku me bashkëshorten e tij me të cilën është përfshirë në një debat në shtëpi dhe në nerva e sipër ka zgjedhur të dalë jashtë për të shfryrë dufin, por pak minuta më vonë ka humbur edhe jetën.

Ka qenë pikërisht gruaja e tij ajo që e ka gjetur në grahmat e fundit të jetës afër makinës së tij në rrugën Cervetto të Coprniglianos aty ku edhe jetonin.

Ajo ka lajmëruar menjëherëë ambulancën, por mjekët edhe pse i kanë dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore nuk kanë arritur ta shpëtonin.