• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Debati për akuzat e dikurshme të Donika Gërvallës, flet gruaja e Rexhep Selimit – jep një paralajmërim

nga Bota Press
7 Maj, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Rexhep Selimi, gjatë luftës; fotoja e publikuar nga Shqipe Mehmeti-Selimi në FacebookMehmeti-Selimi: Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika

Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas debatit të fundit në media për akuzat e dikurshme të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, ndaj bashkëshortit të saj Rexhep Selimi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se postimet e vjetra që së fundi u bënë aktuale, i ka parë edhe vet Selimi, por sipas saj, nuk i ka vlerësuar të rëndësishme sa t’i komentonte, përcjell Botapress.

Ajo ka thënë se nuk ka nevojë ta mbrojë Selimin, pasi siç ka paralajmëruar ajo, ish-deputeti i VV-së do të kthehet nga Gjykata Speciale dhe do të flas vet për këtë çështje.

Reagimi i saj në Facebook:

Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion.

Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara!

Ato shkrime e postime të vjetra, që së fundi u bën aktuale, i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë, por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte.

Prandaj, unë sot nuk kam nevojë t’ua rris vlerën atyre postimeve.

Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij. Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij.

Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Gërvalla, një vit më parë kishte akuzuar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin, se është “figurë e botës së krimit”./Botapress/

Tags: Donikagruja selimit

Të ngjashme

Kosovë

Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

“Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Ekskluzive

Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?
  • Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë
  • Kuvendi sërish shkon në pauzë
  • Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina
  • “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.