Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka replikuar deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili e kritikoi atë për mungesë të guximit.
“Duhet guxim i hatëshëm për me shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike kur për ni alokim që e ke 12 milionë euro shkon edhe nënshkruan vendimin për 22 milionë euro. Duhet me të vërtetë me pasë guxim të hatashëm që brenda Ministrisë me t’u gjet kofera me pare prej policisë. Duhet guxim i hatashëm. Këtë ta pranoj, këtë guxim ne nuk e kemi”.
Për këtë pati replikë edhe nga Mustafa.
“Ministër, në Kuvend debatohet dhe në fund sugjerimet i merr parasysh dhe reflekton. Arrogancën, akuzat dhe rrenat nuk mund t’i sjellësh në Kuvend. Në ato keqpërdorime që kanë ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë ato para nuk më janë gjetur mua, nëse më janë gjetur sjelli faktet këtu për qytetarët e Kosovës. Ato para i janë gjetur zyrtarëve të Ministrisë dhe unë kam bashkëpunuar me policinë dhe Prokurorin e Shtetit që ata zyrtarë të shkojnë ku e kanë vendin – në burg. Të gjithë e dinë se anëtarë të cilës parti kanë qenë ata zyrtarë”.
“Ministër kur rren një qytetar i thjeshtë është marre, por kur thotë një ministër të pavërteta, sepse s’po mundem me të thënë që rren se je ministër, është e papranueshme dhe e tmerrshme”.
Mustafa-Muratit: S’po mundem me të thënë po rren se je ministër, por është e tmerrshme
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ia përmendi rastin ‘Subvencionet’, ku zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, janë arrestuar nën dyshmin për ‘keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘mashtrim’.
Murati iu drejtuar Mustafës me fjalët se ‘duhet me pas guxim të hatashëm që brenda ministrisë me t’u gjet kuferat me pare’.
“Zotëri Mustafa foli për guximin e ministrave, pajtohem me të se me të vërtet duhet guxim i hatashëm për me shkel ligjin për menaxhimin e financave publike,ku për një akulim që e ki 12 milionë euro shkon dhe e nënshkrun vendim për 22 milionë euro. Duhet me pas guxim të hatashëm që brenda ministrisë me t’u gjet kuferat me pare”, tha Murati.
Por, ish-ministri i Bujqësisë i replikoi ashpër ministrit të Financave, duke i thënë se rrenat nuk mundesh t’i sjellësh në Kuvend.
“Ministër në Kuvend debatohet dhe në fund këto sygjerime i merr parasyssh dhe reflekton.ndërsa arrogancën dhe akuzat më vjen keq që duhet me i thon, rrenat nuk mundesh me i pru në Kuvend
Keqpërdorimet në Ministrinë e Bujqësisë, ato para nuk m’u kanë gjind mu, nëse mu kanë gjind bjeri faktet për qytetarët e Kosovës, ju kanë gjind zyrtarëve të MB-së. Unë kam bashkëpunu me Policinë dhe Prokurorinë e shtetit që ata zyrtarë të shkojnë atje ku e kanë vendin, në burg”, tha Mustafa.
Madje ai i tha se të gjithë e dinë, se anëtarët e cilës parti kanë qenë ata zyrtarë.
“Prandaj Ministër, kur rren një qytetar, më fal që po duhet me u shpreh kështu, po kështu e fillove vet, kur rren një qytetar është marre, por kur thotë një të pavërtet, se spo muj me të thon po rren se je ministër, po është e papranueshme është e tmerrshme”, shtoi ai.
Pal Lekaj ngatërron liberalizimin e vizave me liberalizimin e tregut
Deputeti të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i janë ngatërruar fjalët sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kur ishte duke iu kundërpërgjigjur ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, Lekaj gaboi dhe duke thënë se ka punuar për liberalizimin e tregut, tha se ka punuar për liberalizimin e vizave.
“Ma s’pari duhet me ditë se kur ka filluar, me cilin ligj funksionin dhe se çfarë është kryer në mandatin tim si ministër për liberalizimin e vizave. Liberalizimin e tregut e pata fjalën, se i kam mendtë tek liberalizimi i vizave tuaja”, ka thënë Lekaj.
Në Kuvendin e Kosovës, Lekaj dhe Murati janë duke debatuar për çështjen e krijimit të monopoleve në kohën sa ai ishte ministër i Infrastrukturës.
Kusari-Lila: Qeveria s’ka qenë agresive ndaj gastronomisë, opozita mos të kërkoj devijim të ligjit
Ushtruesja e Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka ritheksuar se falja e gjobave në kohë pandemia nuk do të kontribuojë në bërjen e shtetit të së drejtës.
Në lidhje me kërkesën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për faljen e gjobave në kohë pandemie, Mimoza Kusari-Lila nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se një kërkesë e tillë nuk duhet të kultivohet si standard.
Këto deklarata Kusari-Lila i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës ku edhe është thirrur në interpelancë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku edhe shtoi se qeveria nuk është treguar agresive ndaj sektorit të gastronomisë.
Ajo ka shtuar se është numër i madh i qytetarëve të cilët kanë paguar gjobat për mosrespektim të masave antiCOVID-19 për çka duhet falënderuar.
Kusari-Lila: Qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë
“Në tekst shkohet me qasjen se qeveria është treguar agresive ndaj sektorit të gastornomisë. Me të vërtetë qeveria jonë qenka agresive ndaj gastronomisë. E pasaktë totalisht, virusi ka qenë agresiv ndaj mbledhive, qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë”, tha Kusari-Lila.
Deputetja Kusari-Lila thotë se kupton funksionimin dhe qasjen e të bërit opozitarizëm, por thekson se interpelancat nuk duhet të thirrën që t’i kërkohet qeverisë të devijoj ligjin. Këtu ajo përmendi edhe faljet e gjobave që ishin bërë në vitin 2017-të ndaj ambalazhuesve të ujit dhe kompanisë Bechtel&Enka.
Kusari-Lila: Opozita mos t’i kërkoj qeverisë të devijoj ligjin
“Qeveria nuk thirret në interpelancë për zbatim të ligjit dhe kërkim për devijim nga ligji, do me thënë se është plotësisht e kuptueshme që opozita i rrinë gardian qeverisë a po e zbaton apo nuk po e zbaton ligjin., por me qenë një parti opozitare që i kërkon qeverisë me deviju ligjin, me të vërtetë është praktikë dhe standard që nuk ish dashtë me u kultuivu. Nuk i ndihmon as demokracisë dhe as qytetarëve[…]Kjo nuk ka të bëjë me një rast të ndarë, për grupin parlamentar të thirrur këtë interpelancë, por ka të bëjë me qasjen që kanë të bëjnë ndaj shtetit. I njëjti grup parlamentar, apo subjekt politik që udhëhiqte qeverinë në atë kohë që udhëhiqte qeverinë, vendosi që vetëm një muaj pasi erdh në pushtet i fali 58 milionë euro borxhe në vitin 2017 ambalazhueseve të ujit dhe në përgjigjen pse e bërë këtë zoti kryeministër, tha veç për qef, veçse m’u tek. 58 milionë veç për qef. Kjo është praktikë, sjellje, qasje ndaj një problemi, dukurie dhe unë po pajtohem që nëse ka pas nevojë për trajtim duhet të trajtohet me ligj dhe jo për qef. E njëjta qeveri një vit më vonë e pagoi edhe gjobën 58 milionë për Bechtel&Enka. I njëjti grup parlamentar për trajtimin e rimëkëmbjes propozoi dy amendamente që buxhetit të shtetit i kushtuan hiç më pak se 30 milionë për kompanitë fitimprurës, e para u mundua të kamuflohet me Trepçën”, tha ajo.
Kusari-Lila ka përmendur edhe një darkë që kishte ndodhur në Grykën e Deçanit në mes të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe gastronomëve për çka pyeti se kush e pagoi faturën.
Kusari-Lila: Kush e pagoi faturën e darkës në Grykën e Deçanit
“Takimi ka ndodhur me 9 maj 2021 në lokalin Gryka e Dçanit kur kanë qenë masat ende në fuqi dhe fotografit që Haradinaj i ka publikuar dhe s’ka maska ,as distancë sociale. Po më intereson që faturën e asaj darke a e ka paguar gastornomët apo ua ka dhënë komunës së Deçanit se aty është edhe kryetari i komunës”, pyeti Kusari-Lila.
Ajo në fund të fjalës së saj tha se gjobat nuk mund të falen për teket të askujt
Kusari-Lila: Gjobat nuk mund të falen veçse neve na teket
“Kur ke numër tepër të madh të qytetarëve që i kanë paguar gjobat, edhe ata që kanë dalë në shesh që nuk kanë pas maska edhe ata që kanë qenë katër veta në veturë dhe nuk kanë pas lidhje familjare e janë dënuar nga policia se nuk e kanë pas maskën. Gjithë ata që kanë paguar gjobën duhet me u falënderu se kanë kontribuuar për ligjshmërinë e këtij shteti. Por nëse ne thërrasim nga kjo foltore në jo ligjshmëri dhe ofrojmë mundësi të reja që gjobat mund të falen pse neve na teken, atëherë ne nuk jemi duke kontribuar në shtetin e së drejtës”, theksoi Kusari-Lila.
Pal Lekaj kërkon faljen e gjobave, thotë se partitë politike gjatë fushatës ishin vatër e infektimeve
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në seancën e sotme në të cilën është duke u debatuar për faljen e gjobave ndaj bizneseve gjatë pandemisë, tha është absurde që sot të diskutohet nëse duhet ose jo të falen gjobat ndaj bizneseve kur dihet se gjatë partitë politike ishin vatër e infeksionit gjatë fushatës zgjedhore.
Lekaj tha se Kosova qeveriset nga një parti politike që ka deklaruar se parim i ka interesat sociale, ndërsa sot i gjobit qytetarët për disa javë me radhë nga vendime antikushtetuese.
“Sot ne udhëhiqemi nga një parti që na i thotë vetes që parim i ka interesat sociale të popullit tonë të varfër. Është e njëjta parti politike nga e cila u gjobit populli për disa javë rresht nga vendime anti-kushtetuese, gjoja se virusi zhduket për disa qindra gjoba që vendosin policët nëpër rrugët e qyteteve tona.E gjithë kjo histori filloi gabim, vazhdoi gabim, fajin për të cilin e kemi edhe ne, dhe a duhet këtë ta vazhdojmë deri në pakufi, a duhet që të vazhdojmë këtë zhvatje ndërkohë që ne jemi këtu, kemi qenë nga ata që në mënyrë të vazhdueshme kemi kontribuar nga dita në ditë për të shkelur çdo nen të Ligjit mbi pandeminë, dhe sa nga ne jemi dënuar, asnjë”.
***
Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë se ministria që ai drejton nuk e ka në kompetencë faljen e gjobave të shqiptuara ndaj bizneseve për shkak që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
Ai thotë se gjobat e shqiptuara nuk mund të falen, pasi shteti nuk mbahet duke falur ndëshkimet.
Ministri i Financave deklaroi se falja e gjobave krijon anarki dhe kaos, për çka nuk është e interesuar qeverisja aktuale.
LIVE: Seanca plenare/ Ministri Murati kundërshton kërkesën e AAK-së për faljen e gjobave
“Gjobat që janë shpërndarë nga inspektorati e ato që nuk kanë të bëjnë fare me ministrin e Financave sepse ato gjoba janë rregulluar nga ligji i cili është miratuar në këtë Kuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Më saktësisht kemi të bëjmë me kapitullin e pestë masat ndëshkimore janë nenet 2324’2526’27 të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovë. Nuk është kompetencë e Ministrisë së Financave as të shqiptohen këto gjoba e as të falen, madje nuk është as e qeverisë sepse janë gjoba të parapara me ligj. Tash çështja se a duhet të falen borxhet, çka mund të flas është për ATK, borxhet tatimore por mund të jap mendimin tim dhe qeverisë lidhur edhe me pjesën e gjobave të tjera. A duhet të falen apo jo gjobat janë për një arsye parashihen me ligj për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, nëse nuk ekziston ky mekanizëm dhe hiqet ky mekanizëm krijohet anarki dhe kaos tash unë e kuptoj që praktikat qeverisëse në të kaluarën nuk e kanë pasur këtë problem e krijimit të anarkisë dhe kaosit por për ne qeverinë ligjshmëria, rendi, ligji zbatimi i ligjit është prioritet nuk ka përjashtime nga ligji. Nëse flasim për ATK ta zëmë janë kryesisht dy lloj tatimesh për të cilat kanë obligime, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi në fitim”, theksoi ai.
Murati thotë se kjo interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i AAK-së, është vetëm sa për të nxitur simpati për të fituar ndonjë votues aty-këtu.
Ministri i Financave shtoi se nga tatimpaguesit e rregullt sigurohen pagat e mjekëve, pensionistëve dhe vetë deputetëve.
Murati: Borxhet nuk falen, shteti mbahet nga tatimpaguesit
“Në këtë interpelancë kemi të bëjmë më tepër me një kërkesë që as vetë parashtruesi i interpelancës nuk e ka të qartë se çka po kërkon por synimi është tjetër ku, shpresa për të nxitur ndonjë simpati tek ndonjë votues aty-këtu edhe me u thirr se ja na po përkujdesemi për ata që paskan borxhe. Problemi tjetër është pra çka nëse do të faleshin kemi pasur në të kaluarën, ka qenë një ligj për falej të borxheve dhe e kemi parë që lërë që nuk e ka rritur efektivitetin përkundrazi e ka krijuar një bindje që tash çdo kush mundet mos me pagua tatimin sepse herët a vonë ato tatime falen. Del një grup parlamentar si sot që kemi me kërkesë dhe po u falkan borxhet. Borxhet nuk mund t’i falim me falje të borxheve dhe të ndëshkimeve nuk mbahet shteti mbahet me tatim, shteti mbahet prej atyre tatimpaguesve që i paguajnë me rregull edhe kur kanë pasur vështirësi çdo muaj para datën 15 kanë bërë deklarimin dhe kanë bërë pagesën që obligohen shtetit”, tha Murati.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka ftuar sot në interpelancë ministrin e Financave, të Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.
Mustafa: Qeveria pagoi 11 milionë euro për rrymën në veri, por s’po i fal gjobat e pandemisë për qytetarët
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se qeveria po heziton t’i fal gjobat e pandemisë për qytetarët por pa menduar dy herë ka paguar rrymën në katër komunat në veri.
“Si është e mundur që kjo qeveri pa menduar dy herë paguan 11 milionë euro për rrymën e papaguar në katër komunat në veri kurse pa menduar dy herë heziton të falë gjobat e pandemisë për 34 komunat e tjera të Kosovës. Ministri sigurisht deklaron që faturat në veri janë falur nga Kuvendi dhe jo nga qeveria, shpresoj që në këtë seancë Ministri të mos bëjë këso shaka të lezetshme”, tha ai.
Tutje, Mustafa u shpreh se qeveria duhet të falë gjobat për bizneset dhe ato të pandemisë për qytetarët.
“Kompanitë dhe qytetarët po përballen me mbyllje të kompanive, rritje të çmimeve dhe humbje të vendeve të punës, prandaj në këto rrethana qeveria duhet që sa më parë të falë gjobat e bizneseve dhe gjobat e pandemisë për qytetarët, kurse ata që kanë paguar këto gjoba të rimbursohen financiarisht”, ka thënë Mustafa.
Hamza: Ligji për Rimëkëmbjen nuk po zbatohet
Në emër të PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që nga Qeveria ta respektojë Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike, në interpelancën me ministrin e Financave lidhur me gjobat për bizneset gjatë pandemisë.
Ai ka thënë se ky ligj nuk po zbatohet edhe pse është në fuqi.
“Gjendja me ekonominë është e rëndë. E para për shkak të pandemisë, e dyta për shkak të mos ndihmës nga qeveritë e kaluara. Gjykata Kushtetuese ka shpallë antikushtetuese vendimet e qeverisë, jam i bindur se ka disa gjoba të shqiptuara atë herë me këto vendime”.
“200 milionë euro kontribute financiare për bizneset, 30 milionë euro për të punësuarit që kanë humbur vendet e punës nga pandemia. Lirimi nga TVSH-ja për lëndën e parë. Qe sa muaj ky ligj nuk zbatohet, pse ministër nuk po zbatohet? Nuk mund të themi që ‘jemi pro biznesit, por nuk respektojmë ligjin që i ndihmon ato”, ka thënë ai.
Kusari-Lila e pyet Haradinajn: Kush e pagoi faturën e darkës me gastronomët në Deçan?
Mimoza Kusari-Lila, u.d. e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, tha se AAK-ja nuk e ka seriozisht iniciativën për faljen e gjobave të pandemisë.
“Sikur ta kishte seriozisht AAK-ja këtë iniciativë do të thërriste debat parlamentar. Për këtë temë ata si grup parlamentar i kanë vetëm tetë minuta diskutim. Bazuar në numrin e deputëtve që kanë. Në rrethana të tilla do të ishte më lehtë dy, tri deklarime jashtë rendit të ditës, pesë minuta në emër të grupit. Tre minuta një deputet dhe e kishi trajtu”.
Sipas saj, AAK-ja nuk e ka trajtuar me seriozitet këtë temë. Deputetja e VV-së iu përgjigj Tahirit edhe për çështjen e agresivitetit të qeverisë të treguar për gastronominë.
“Serioziteti juaj nuk është treguar vetëm në mënyrën se si e keni trajtuar temën, se e lehtë është. Përveç se qasja për këtë format të diskutimit, për gjobat ndaj gastronomisë, është edhe përmbajtja e tekstit të interpelancës. Pasaktësi është që gastronomia nuk është mbyllur për 12 ditë por është kufizuar. Të mbyllura kanë qenë hoteleria, sallat e dasmave. Virusi ka qenë agresiv ndaj mbledhive, qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë”.
Kusari-Lila tha se AAK-ja është duke kërkuar që Qeveria ta devijojë ligjin.
“Në rrethana normale që qasjes së opozitarimit, qeveria mbahet në llogari për moszbatim të ligjit e nuk thirret për të devijuar nga ligji. Me qenë një parti opozitare që i kërkon qeverisë që me e deviju ligjin nuk është një standard i duhur”.
“Kemi një rënie të raste të vdekjeve në statistika javore për 97%. Kemi rënie javore të rasteve pozitive në 96%, kemi një rënie të rasteve aktive në 87%”, tha ajo.
Kurali-Lila ka përmendur edhe një takim në mes të Ramush Haradinajt dhe gastronomeve në një lokal në Deçan. Ajo i ka kërkuar llogari Haradinajt se kush e ka paguar faturën e asaj darke.
“Takimi ka ndodhë më 9 maj 2021, kur kanë qenë masat ende në fuqi. Edhe z.Haradinaj i ka publikuar fotografitë. Nuk ka as maska , as distancë, as asgjë, madje edhe faturën e asaj darke po më intereson se a e kanë paguar gastronomet apo ia kanë lënë komunës s ë Deçanit, sepse edhe kryetari ishte aty”.
***
Ka nisur seanca e Kuvendit e thirrur nga AAK ku pikë e rendit të ditës është “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.
Ministri Hekuran Murati i cili është thirrur në interpelancë ka thënë se gjobat nuk mund të falen, ngase synimi kryesor i Qeverisë pjesë e të cilës është edhe ai, është zbatimi i ligjshmërisë.
Murati ka thënë se thirrësi i interpelancës nuk e ka të qartë arsyen se pse e ka thirrur këtë seancë.
“Është hera e dytë që po thirrem para jush për interpelancë. Është hera e dytë që thirrësi i interpelancës nuk e ka të qartë pse e ka thirrë seancën.
953 biznese kanë apliku për faljen e gjobës ndëshkimore. Gjobat nga inspektorati nuk kanë të bëjnë fare me ministrinë tonë. Nuk është kompentencë e Ministrisë tonë as të shqiptojmë as të falim, nuk është as e Qeverisë. Gjobat janë për një arsye, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. Praktika qeverisëse në të kaluarën nuk e kanë pasë këtë problem, por për ne zbatimi i ligjit është prioritar.
Në këtë interpelancë kemi të bëjmë me një kërkesë që as parashtruesi i saj nuk e ka të qartë. Problemi tjetër është çka nëse do të faleshin. Kemi pasë raste në të kaluarën, dhe kemi pa që jo që nuk ka pasë efektivitet.
Me falej të borxheve nuk mbahet shtet, shteti mbahet prej atyre tatimpaguesve që edhe kur kanë pasë vështirësi i kanë paguar tatimet”, u shpreh ndër të tjera Murati.
AAK kërkon që të falen gjobat gjatë pandemisë për bizneset dhe qytetarët
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të fallen gjobat e shqiptuara për bizneset dhe qytetarët gjatë kohës së pandemisë.
Ai tha se gjendja me koronavirus është nën kontroll.
“Po e nisi fjalën duke thënë që për të gjithë ne është shume e qartë që gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin nga Ligji për Menaxhimin e Pandemisë. Meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll, kemi hyrë në një fazë ku përveç shëndetit të qytetarëve duhet të mendojmë edhe për dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i AAK-së, tha se është e rëndësishme se si vendi i qaset efekteve të dëmshme që ka shkaktuar pandemia Covid-19.
“Është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve në fazën afatshkurtër por edhe në baza të përditshme. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese t’i shlyejnë këto borxhe,. Disa rrezikojnë mbylljen e plotë. E dyta është rritja e shkallës së papunësisë. Shumë biznese nuk po mund që të operojnë në mënyrën e njëjtë tek të punësuarit”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Tahiri theksoi se nga fillimi këto gjoba nuk kanë qenë të projektuara që ta rrisin buxhetin.
“Rrezikon edhe të hyrat individuale dhe familjare të atyre që e humbin punën. Gjobat nuk kanë qenë të projektuara për të rritur buxhetin”, deklaroi ai.
Tahiri u deklarua edhe për qëndrimin e qeverisë, se këto gjoba nuk duhet të falen.
“Vlerësojmë se pozicionimi krejtësisht jo parimor se falja e gjobave do të krijojë efektin e pabarazisë ,mendoj se është më tepër shmangie nga përgjegjësia. Konsiderojmë se falja e borxheve për bizneset do të ishte një hap pragmatik”, tha Tahiri.
“Kërkojë nga ju sot që të mbështesni iniciativën e AAK-së për faljen e gjobave të pandemisë”, tha ai.
Nis seanca plenare për raportimin e ministrit Murati
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot, ku fillimisht nuk kishte kuorum për ndryshimin e vendimit për komisionin e shëndetësisë, i cili po kërkon që të ketë kompetenca edhe për çështje sociale.
Ndërkohë, ka nis interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen e faljes së gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19.
Pak deputetë në sallë, deputetët shkojnë në pauzë ende pa nisur mirë seanca
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e ka dërguar kuvendin në pauzë, ende pa nisur seanca e sotme, në mungesë të deputetëve në sallë.
Për shkak se në sallë nuk kishte deputetë të mjaftueshëm për të nisur seanca, Bogujevci ka thënë se po shkojnë me 10 minuta pauzë.
E njejta shtoi se në seancat e radhës shpreson që deputetët të shkojnë në sallë me kohë, në mënyrë që të mos ketë vonesa.
“PO shkojmë 10 minuta në pazuë, deri sat ë vijnë deputetë, po shpresoj që në seanca të radhët të jenë të gjithë deputetët në sallë, 10 minuta pauzë para se të procedojmë tutje.
Shpresoj që në seancat e radhës deputetët të jenë të gjithë në sallë që të fillojmë me kohë”, tha Bogujevci.
Seanca e sotme ishte paraparë që të fillonte në ora 10:00, derisa në rend dite janë dy pika.
Pikat e rendit të ditës:
“Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.
Seanca e Kuvendit vazhdon sot, këto janë pikat e rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës.
Ajo do të fillojë nga ora 10:00, ku do të ketë dy pika të rendit të ditës.
Pikat e rendi të ditës:
Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.