[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Daut Haradinaj: Serbia e ka humbur Kosovën përjetësisht, le të na ndjekë sa të dojë (Video)



Botapress, 18 Janar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është përgjigjur ministres serbe të Drejtësisë, që kishte deklaruar se Serbia do ta ndjekë sa të jetë gjallë Ramush Haradinajn.

Vëllai i Ramush Haradinajt, i cili dy javë më parë u ndal në Francë, me urdhërarrest të Serbisë, ka deklaruar se Serbia mund t’i ndjekë sa të dojë, por Kosovën e ka humbur përjetësisht.

“Serbia le të na ndjekë sa të mundet, këtu na gjen”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

http://www.dailymotion.com/video/x58y8aa_daut-haradinaj_news