Ka nisur mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.
Për të raportuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë, respektivisht për veprimet policore në veriun e vendit, i pranishëm është edhe kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme Skënder Hyseni.
Kryetari i komisionit, Daut Haradinaj ka përgëzuar ministrin Hyseni për urdhrin e dhënë që të dërgohen njësitë elite të policisë për ta ndaluar trenin ilegal që të futet në territorin e Republikës së Kosovës./Indeksonline/.
http://www.dailymotion.com/video/x58skp7_daut-haradinaj-skender-hyseni_news