[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Daut Haradinaj kërkon themelimin e Ushtrisë së Kosovës



Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe me ministrin e FSK-së Haki Demolli, kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, ndërsa tha se duhet të bëhen ndryshimet ligjore për fuqizimin e FSK-së.

 Ai tha se Kosova nuk mund të mbetet peng i asnjë komuniteti dhe në këtë drejtim u shpreh se duhet të bëhen ndryshimet ligjore për fuqizimin e FSK-së.

Haradinaj tha se të gjithë në Komision janë të njëzëri që sa më shpejt të merret vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.