Ata e kanë publikuar atë në faqen zyrtare në Facebook.
Këngën e re mund ta lexoni në postimin e mëposhtëm.
Të dua Kosovë
Të dua Kosovë, për kullat dhe malet Të dua Kosovë, po si mos të dua ?! Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë Ti kët’ ditë e prite, tash e qindra vjet Flakën e lirisë, unë tek ti e ndeza Ti Kosovë legjendash, e Adem Jasharit Zahir Pajaziti ngrihu ti nga varri Çohu Hamz Jashari se na erdhi dita ! Oo Fehmii Lladroci e ti motra Xhevë Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë
Dashunia e jote, nuk blihet por falet
Ti lirinë e mbajte, si prushin në votër
si buka dhe kripa, kur shtrohet në sofër !
sa shumë lotë u derdhën, përmbi varre tua.
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë
Ty me gjak t’u rritën dhe fëmijt në djep
Të bekoi Rugova, dhe vet’ Nanë Tereza
Trimash luftëtarë me palcë shqipëtarit!
Ku je Luan Haradinaj, Agim Ramadani ?!
Sot feston Kosova, feston Republika.
Çohuni! Kosova sot asht plot me diellë.
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë