Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta, për çka pati reagime të shumta, përpos nga institucionet vendore. Ish-ministri i Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka treguar për Periskopin një marrëveshje për mbajtjen mbyllur të kësaj kishe që ishte bërë gjatë mandatit të tij dikur.
Ish-ministri Dardan Gashi ka sqaruar kompetencat e ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe mirëmbajtjes së Kishës Ortodokse, ku përmes një marrëveshjeje të vitit 2013, ndërmjet ministrisë përkatëse, Kishës Ortodokse, zyrës së BE’së në Kosovë, ambasadës britanike dhe asaj amerikane, dyert e Kishës ishin mbyllur me çelës dhe brenda saj nuk do të mund të hyhej pa miratimin e palëve.
‘’Në vitin 2013, kur kam qenë ministër, bashkëkryesues sa i përket kësaj kishe, kur kanë ndodh disa incidente, kemi marrë vendim që të mbyllet dhe të vihen çelësat. Një çelës i takon ministrisë dhe një çelës i takon Kishës Ortodokse dhe që asnjë aktivitet të mos merret pa dakordimin e dy palëve për të mos pasë provokime. Nëse sot ka ndodh kjo liturgji, në një kishë që nuk është e dedikume si kishë e institucioneve të Kosovës, natyrisht që ky është një lëshim i madh i institucioneve të Kosovës dhe një provokim njëkohësisht i Kishës Ortodokse Serbe’’, ka thënë Gashi për Periskopin.