[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Danimarkë: Policia arreston dhëndrin shqiptar në mes të dasmës



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Faaborg-Midtfyn të Danimarkës, ku policia ka ndërprerë ceremoninë e një martese dhe ka arrestuar dhëndrin, i cili ishte shqiptar, shkruan ‘fyens.dk’.

34-vjeçari shqiptar u arrestua në mes të ceremonisë së martesës me një 18-vjeçare, përcjell albinfo.ch.

“Mungonin edhe dy minuta dhe kjo ceremoni do të përfundonte”, ka thënë dhëndri gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Svendborg.

Komuna Faaborg-Midtfyn kishte zbuluar se dhëndri, shtetas shqiptar, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Danimarkë dhe në vende të tjera të Shengenit për këtë çështje. Për këtë arsye është alarmuar policia, kurse ai për këtë arsye ishte arrestuar tri herë në 24 orë.

34-vjeçar më 30 gusht 2012 nga autoritet greke ishte regjistruar si i padëshiruar në zonën Shengen deri në vitin 2018, kurse atij i është zgjatur ky dënim dhe tashmë nuk ka drejt deri më 2022 të shkojë në këto vende.

Nusja e tij do të kthehet në Frankfurt, kurse ai për momentin do të mbahet në Danimarkë dhe pritet largimi i tij.