Të paktën 102 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia ka nisur pushtimin të enjtën.
Mbi 304 persona të tjerë janë plagosur sipas të dhënave zyrtare, por besohet se shifrat janë shumë më të larta.
Bachelet, duke iu drejtuar seancës hapëse të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë tha se shumica e civilëve u vranë me nga armët shpërthyese.
“Shumica e këtyre civilëve janë vrarë nga armët shpërthyese me një zonë t ëgjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave. Shifrat reale, kam frikë, se janë dukshëm më të larta”.
Zbulohet identiteti i “fantazmës së Kievit”, pilotit i cili po i shkatërron avionët rusë
Rreth 422,000 ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre dhe shumë të tjerë janë zhvendosur.