Dalin pamjet ku trupi i pajetë i Sokol Halilit sillet në Emergjencë – FOTO

Sokol Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, sot ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Në momentin që organet e rendit kanë rrethuar shtëpinë e dorasit në fshatin Godanc të Shtimes, i njëjti ka qëlluar veten me armë zjarri duke refuzuar të bie në duart e Policisë.

LEXO EDHE KETE

Mbesa e Hamides përlot të gjithë: Na e ke mshelë derën me dry, 6 motra nuk të harrojnë ty – VIDEO

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka bërë me dije se 31-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në Emergjencë.

E trupi i pajetë tashmë ka arritur në Emergjencën e QKUK-së./Botapress.info/

ngjashme