Dalin detaje rrëqethëse si trajneri i volejbollit përdhunoi 13-vjeçaren

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e prokurorisë greke ku akuzohet një punonjës i policisë dhe njëherësh trajneri i volejbollit për përdhunim ndaj një 13-vjeçare.

Sipas dosjes, 53-vjeçari është konstatuar se nga janari i vitit 2022 ka kryer sistematikisht veprime të turpshme ndaj nxënësve. Ai ka përdorur një profil në aplikacionin online “Messenger”, duke u përpjekur ta joshte të miturën përmes shfaqjeve pornografike.

Siç shihet nga dosja më 27 korrik, Shërbimi i Brendshëm ka mbërritur në Mytilin pas ankesës së prindërve të nxënëses, e cila nuk kishte mbushur akoma 14 vjeç

Ajo është kontrolluar nga eksperti i caktuar dhe nga psikologu. Sipas asaj që dëshmoi vetë nxënësja nga vera e vitit 2021 kur kishte filluar stërvitjen e volejbollit me trajner 53-vjeçarin, ky i fundit i dërgonte vajzat në shtëpitë e tyre me makinën e tij pas seancave stërvitore.

Nga janari i vitit 2022 e në vazhdim, trajneri i volejbollit dhe njëresh punonjës policie filloi ta prekte nxënëses në kofshë, brenda makinës së tij private, që nga terreni i stërvitjes për në shtëpinë e saj.

Nga shkurti i vitit 2022, trajneri 53-vjeçar, pothuajse pas çdo seance stërvitore, pra tre herë në javë në dimër dhe katër herë në javë në verë, e prekte nxënësen në gjoks dhe në organet e saj gjenitale.

“Në rreth dy muajt e fundit, punonjësi i policisë i kishte kërkuar nxënëses në mënyrë të përsëritur, katër-pesë herë, të kryente seks oral brenda makinës së tij. Rreth 20 më parë, trajneri e çoi atë në një vend të izoluar dhe të errët, ku i kërkoi të dilte nga makina dhe, me një lëvizje të papritur, e ktheu në mënyrë që shpina të ishte nga ai. Më pas ai i hoqi pantallonat e shkurtra dhe të brendshmet dhe e përdhunoi” dhe ndërsa ajo “i kërkoi në mënyrë të përsëritur 53-vjeçarit të ndalonte. Pas aktit seksual, fëmija ka vërejtur gjurmë gjaku në të brendshmet e saj”, thuhet në dosje.

Në orët e mëngjesit të datës 26-07-2022, nëna ka vërejtur në celularin e vajzës së saj të mitur bisedën në aplikacionin “Messenger”, mes kësaj të fundit dhe trajnerit. Nëna ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore për vajzën e saj, shkruajnë mediat greke.

Të njëjtën gjë trajneri e kishte bërë edhe me vajzat e tjera duke i prekur në kofshë apo duke i përkëdhelur, teksa u thoshte; natën e mirë./Botapress.info/

ngjashme