[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dacic: Haradinaj test se a është legale vrasja e serbëve



Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic ka thënë rasti i ish-komandantit të UÇK’së, Ramush Haradinaj është test për Europën

Dacic pas vizitës së tij në memorialin “Viktimat e Kosmetit” në ambientet e Shoqatës për të Zhdukur dhe të Rrëmbyer në Beograd, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare vazhdon të zbaton standarde të dyfishta në trajtimin e viktimave nga Kosova. shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

“Nëse vendimet politike janë më të rëndësishme sesa fakti nëse dikush është kriminel lufte apo jo, shtrohet pyetja nëse dënimi i krimeve të luftës është realisht qëllimi për të cilin angazhohet Europa?, apo kjo zbatohet vetëm për serbët”, ka thënë ministri, i cili ka nis vizitën e dhomës përkujtimore.

Sipas tij, Serbia nuk e ka konstatuar nevojën për të gjithë ata që kanë kryer krime luftë, pavarësisht kombësisë së tyre, duke thënë se vetëm serbët ishin shpallur përgjegjës për një gjë të tillë.

“Krimet kundër serbëve janë pothuajse të justifikuara. Fakti që nuk ka asnjë shqiptarë të dënuar nga Tribunali i Hagës dhe fakti që dëshmitarët janë vrarë, tregon se vendet e ndryshme nuk e respektojnë urdhrin, kështu duke e legalizuar të drejtën e dikujt për të vrarë serbë”, ka thënë Dacic.

I pyetur nëse dikush nga autoritetet serbe ka fshehur prova kundër Haradinajt, Dacic ka thënë se nuk e ka një informacion të tillë, por në qoftë se kjo gjë konfirmohet, ai ka thënë se ky do të ishte krimi më i rëndë për të gjithë serbët.