[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Daci: Presidenti Rugova kishte vullnet për shkëmbim territoresh me Serbinë (Video)



Akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se kjo udhëheqje politike shqiptare nuk mund ta jetësojë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim.

Daci, duke komentuar idenë e Rexhep Qosjes, për shkëmbim të territoreve ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, “por kësaj radhe duhet parë më shumë relacionet mes Washingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan”.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e di në detaje idenë e Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët, që t’i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës.

Sipas tij, opinioni shqiptar nuk është i përgatitur për një shkëmbim të tillë.