• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çun Lajçi: I humbun n’oborrin tim…

nga Bota Press
21 Tetor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Kur shkoj të tbani im me dërrasa, n’oborr ndalem me pushua. Nji stol druni e pata marua dikur, kur duert i kisha hala të forta! Stol prej dy copash lisi, t’vumë njenin mbi tjetrin!

Atëherë e sot ai me pret nën strehë, i mbështetun të dera. I kalbun pak nga dimnat dhe i plasaritun pak nga verat. Mbi te i paloj eshtnat para se shikimin ta treti bjeshkëve e maleve të zeza e t’zbres n’varrezat e heshtuna. Ato i thërrasin dhimbjes sime e sytë mjegullohen.

Rri si i humbun n’oborrin ku linda nji natë dhjetori. Natë e zezë me borën e parë! Fërfëllazë e madhe, pështjellc, thoshte nana.Ti dole n’cegmën e dimnit por nuk kjajte. U merova! Kujtova se t’linda t’vdekun e idhnimit tim t’hudha n’borën e ftoftë.

Avull e vaj duel nga trupi yt. Me borë t’lava e me lot gëzimi ta preva kërthizën, more picërraku i vogël! Që pse shkoj të tbani im me dërrasa, e pse ulem në stolin e kalbun dimnash, para se me çelë derën e me i thirrë emnit tim.

Ulem n’stolin e plasaritun verash, se nana m’kallxon si linda e si m’lau me borën e parë, e si s’guxoi me i kallxua burrit, tue kujtua se isha i vdekun!

Kur çmallem mirë e mirë e kur nana niset kah vorret, unë e thërras emnin tim: Si je o Çun Alia. A je mërzitë vetëm? Ma hap derën se musafir n’shtëpinë time mbeta! I humbun rrugëve, e n’pragun e tbanit me dërrasa i gjetun. Hapma derën ti japim frymë njeni tjetrit!

Dhe futem në tbanin që din me heshtë!

I hapi dy dritare e dy dyerë, aq sa ka, e mizat e ngujueme dalin përjashta. E fitojnë lirinë n’katundin e harruem!

Shtrihem n’shtratin që kurrë s’asht çua, që kur vdiq ime bijë e marr frymë, erë druni marr!

Çiftelia e viteve gjashtëdheta, ajo e Mehmet Lubeniqit, rrin e varun e pret gishtat e mi.

E marr!

Ia fryj pluhunin e dal të stoli me dy copa lisi. E ve n’prehën e ngadalë ia cingëroj telat e ndryshkun. Edhe pak za ia fali e kanga “A din shka moj gërxheli, mori vjollca n’për frangi” përplaset kërshave e kthehet të guri i nji vashe! Me ngjallet Fishta e m’thotë: Malli e dhimbja janë palca e ashti. Këndo e mos vuej!

Kur shkoj të tbani me dërrasa e thërras emnin tim, e nana përmallohet. Shkon të vorret me puthë mesën ..!

Tags: Cun Lajci

Të ngjashme

Kosovë

Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit
  • Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së
  • Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.