Aktori ka një mesazh për gjithë ata që porositën libra të tij, por nuk shkuan për t’i marrë. Aktori Çun Lajçi përmes postimeve në rrjete sociale prek tema nga më të ndryshmet dhe njofton ndjekësit për të rejat rreth tij.
Së fund, aktori publikoi një fotografi, me të cilën tregoi një numër librash që disa qytetarë i kishin porositur për t’i blerë, por nuk kanë shkuar për t’i marrë ende.
Ai thotë se që nga tetori i vitit të kaluar librat janë gati, madje edhe me nënshkrime e dedikime ashtu siç i kishin kërkuar.
Përmes një postimi, ai iu dërgon mesazh personave në fjalë që të vijnë e t’i marrin librat siç kishin premtuar.
“O t’bekuem
A po vini me i marrë këto t’shkreta, se prej tetorit 2020 po iu presin, e unë gati shkova n’at dynja!
Leht me thanë po vimë ket javë. Jo tjetrën! Firmosi me nga nji dedikim!
Mos i shitë se i marrim, por ju kurrë s’u lajmëtuet se!”, shkruan Lajçi.
Kujtojmë se aktori ka pak kohë që është shëruar nga COVID-19./Botapress/