Al-Nassr regjistroi mbrëmë fitore ndaj Al-Shabab për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Ligën Profesionale Saudite.
Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic fitoi si vendase me rezultatin 3:2.
Al-Nassr ishte duke humbur në këtë përballje 0:2, por ia doli të triumfoi me një rikthim sensacional. ristiano Ronaldo la gjurmë edhe në këtë fitore, duke kontribuar me gol.
Ylli portugez shënoi në minutën e 60-të. Goli i tij ishte i përmbysjes në 3:2, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores.
Për 38-vjeçarin ishte ky goli i tij i 14-të këtë sezon.
“Talksport” shkruan se ishte festa që Ronaldo bëri që e bëri atë edhe më të dashur për tifozët.
Ai e festoi golin duke bërë sexhde, që është një akt i myslimanëve për t’u përulur para Zotit të tyre, që bëhet në drejtim të Qabës në Mekë.
Cristiano Ronaldo më pas e vazhdoi këtë me festën e tij të zakonshme “Siiuuu”./Botapress.info/