“Mund të jetë zgjidhje edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që nuk është zgjidhje për veriun në veçanti por për serbët, që të jenë më të zëshëm në politikën në Kosovë. Nëse të dyja hyn në BE është sikur të ndërrohet Kushtetuta. Në Britani të Madhe nuk e dimë se ku nis dhe ku përfundon Kushtetuta. Nuk shoh problem të ndërrimit të Kushtetutës nëse kjo e bën shtetin më funksional”, ka thënë Cooper duke folur për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.
Ai, tutje bëri me dije se para dhjetë vitesh nuk diskutohej për shkëmbim territoresh. “Shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë në tavolinë dhe nuk e kemi diskutuar as për veriun. Mendoj se duhet pasur kujdes në gjëra të tilla”, ka thënë tutje ai.
Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë më dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës./Botapress/