[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

CNN: Ja çfarë ndodh nëse Trumpi vritet gjatë inaugurimit



Televizioni CNN transmetoi një histori në lidhje me trashëgimin e kompetencave presidenciale në rast se Donald Trumpin vritet gjatë inaugurimit.

Reporteri Brian Tod ka bërë një skenar jo vetëm për vrasjen e presidentit, por edhe të nënkryetarit dhe personave kryesor të kongresit, transmeton lajmi.

Sipas kushtetutës amerikani, tha CNN, nëse presidenti dhe zëvendës presidenti vriten ose janë të paaftë të kryejnë detyrat e tyre, do të zëvendësohen nga Kryetari i Dhomës së Lartë të Kongresit, por do të jetë i përkohshëm.

Në rastin e inaugurimit më 20 janar, situata mund të bëhet tejet e komplikuar. Së pari, në mesditë ministrat e Barack Obamës do të dorëzojnë detyrat e tyre- duke përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit John Kerry.

Megjithatë, Senati nuk e ka miratuar kandidaturën e Rex Tilersona në këtë funksion.

“Në përurimin, ka dy linja të trashëgimisë: një – administratat e Barack Obama, e cili është ende në fuqi dhe tjetri që nuk është shfaqur ende, ndërsa Donald Trump nuk ka marrë përsipër detyrën deri sa Senati nuk e miraton atë”, tha politologu John Fortje.