• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çmimet e naftës ranë në mëngjes, u rritën sërish pasdite

nga Bota Press
16 Maj, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Çmimet e naftës po lëvizin lart e poshtë sot pasi vlerësimet e investitorëve për ofertën dhe kërkesën ndryshojnë nga ora në orë nën ndikimin e informacioneve të ndryshme mbi zhvillimet ekonomike në disa vende dhe rajone të botës dhe deklaratave kontradiktore të zyrtarëve për embargon e BE-së ndaj naftës ruse.

Pas trajektores rënëse të “arit të zi” në tregtimin e mëngjesit, ai bëri kthesë pasdite, duke u forcuar në më shumë se 112 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës evropiane Brent u rrit 1.09 për qind në 112.8 dollarë për fuçi deri në orën 17:58 me orën lokale, ndërsa nafta amerikane WTI u hodh 1.74 për qind në 112.4 dollarë për fuçi, sipas të dhënave nga portali oilprice.com.

Dobësimi i çmimeve të naftës këtë mëngjes ishte për shkak të të dhënave mbi ngadalësimin e prodhimit industrial kinez në prill, rënies së shpenzimeve të konsumatorëve dhe rritjes së papunësisë, si dhe spekulimeve se vendimi i BE-së për të ndaluar importet ruse të naftës do të vonohet.

Megjithatë, më vonë gjatë ditës, tendenca rënëse e çmimeve u përmbys pasi disa diplomatë nga blloku 27-vendesh thanë se një marrëveshje mbi një embargo të naftës do të arrihet në ditët në vijim, që do të thotë se prodhimi rus i naftës dhe dërgesat në tregun global do të bien.

Gjithashtu, rritja e çmimeve u stimulua nga kërkesa e madhe e rafinerive amerikane për naftë bruto me qëllim rritjen e prodhimit të karburanteve motorike në prag të sezonit të ardhshëm të udhëtimeve verore.

Tags: nafta

Të ngjashme

Lajme

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.