Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u kërkoi falje serbëve në Fushë Kosovë. Ai u kërkoi falje serbëve në Fushë Kosovë, për deklaratën e tij se nuk ka serbë në atë zonë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së N1 tv se cila është arsyeja pse ai tha se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, Vuçiq u shpreh se nuk është e vështirë për të që të kërkojë falje sa herë që bën një gabim. Vuçiq tregoi që mbrëmë me ta ka biseduar edhe Petar Petkoviq./Botapress/