[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çmenduri: Portieri i klubit të madh gjerman realizon autogolin e shekullit



Portieri i Bayer Leverkusenit, Lukas Hradecky prodhoi një moment çmendurie ndërsa shënoi ‘autogolin e shekullit’ të shtunën pasdite. Para disa ditësh, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois bllokoi rrjetet sociale pas një gafe të madhe me kombëtaren e Belgjikës.

Courtois në ndeshje ndaj Danimarkës pranoi një gol pas një topi të kthyer nga Nacer Chadli, por reagimi i dobët bëri bujë të madhe.

Megjithatë, gafa e Courtois është harruar shpejtë pasi tani bujë të madhe në rrjetet sociale po bën portieri i Leverkusenit, Hradecky. Një pasim mbrapa shkoi tmerrësisht keq për Hradecky, i cili me një reagim shumë të dobët e futi topin në portën e tij, duke prodhuar ‘autogolin e shekullit’.