[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Çmendet” shqiptari në aeroportin e Milanos: Heq rrobat dhe kryen veprime të turpshme, por më vonë ndodh tragjedia



Mediat italiane raportojnë se një 44 vjecar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur i cili ishte në shoqerinë e gruas, teksa po ecte brenda terminalit në aeroportin e Milano Malpensa, pak pas kryerjes së procedurave, ka gjetur vdekjen.

Në një moment ai nisi të bënte si i çmendur, filloi të hiqte rrobat dhe shpërtheu në veprime. Policia e sinjalizuar ndërhyri menjëherë dhe bllokoi shqiptarin. Por brenda pas sekondash ai u ndje keq, u lëshua përtokë dhe vdiq.

Nga hetimet e para mësohet se ai ndodhej në Milano prej pak ditësh dhe në Malpensa ishte kthyer për të shoqëruar gruan.  Policia po heton për ngjarjen, ndërkohë që për shkakun e vdekjes do të pritet autopsia.