[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Çmenden” serbët, shkak urimi i SHBA-së për pavarësinë e Kosovës



Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka uruar Kosovën në prag të 17 shkurtit -përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Tillerson, me tu nominuar për sekretar shteti nga presidenti i ri Trump, ishte cilësuar si një njeri i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai ishte parë edhe nga opinioni kosovar si një politikan i pafavorshëm për shqiptarët dhe për çështjen e Kosovës.

Por, më shumë, serbët kishin shpresuar se Tillerson, “si njeri i afërt me rusët”, të ishte kundër pavarësisë së Kosovës dhe më pro serb.

Mirëpo, siç shua shpresa e tyre që administrata Trump të jetë më pro serbe, opinioni në Beograd u trondit edhe më shumë nga urimi i sekretarit amerikan me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Mediat serbe, këtë urim të Tillerson-it e kanë raportuar si një dëshpërim nga siç e kanë quajtur “njeriu i rusëve” në administratën e presidentit Donald Trump, transmeton sovarni.info.

Tillerson përmes një letre ka uruar institucionet dhe popullin e Kosovës për 9 vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se SHBA-të do të jenë një partnerë  dhe mbështesin arritjet në sundimin e ligjit, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe në ndërtimin e raporteve me fqinjët dhe shtetet gjithandej botës.