[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çlirohet Gjermania: Britania më në fund e qartësoi Brexit’in



Ministri gjerman i Punëve të Jashtme deklaroi sot se Britania e Madhe më në fund hodhi pak dritë mbi Brexit pas fjalimit të Theresa May duke theksuar se dalja nga BE-ja nënkupton gjithashtu edhe atë nga tregu i përbashkët.

“Ne e përshëndesim faktin që kryeministrja britanike paraqiti sot vizionin e qeverisë së saj për daljen dhe më në fund solli pak qartësi mbi planet britanike”, tha Frank Walter Steinmeier në një komunikatë.

Ai bëri thirrje gjithashtu për “marrëdhënie sa më të mira dhe të ngushta të jetë e mundur pasi Brexit të formalizohet”.

Por shefi gjerman i diplomacisë kujtoi njëkohësisht pozicionin e Berlinit dhe të vendeve të tjera të BE-së që “negociatat do të fillojnë kur Britania e Madhe të ketë paraqitur zyrtarisht dëshirën e saj për të dalë nga BE-ja”, përcjell Atsh.

Kryetarja britanike ka premtuar se do të fillojë këtë procedurë në fund të marsit, duke i hapur rrugën dy viteve negociatash.