[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka thotë Deda për kërcënimet e Beogradit?



Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj kërcënimeve të fundit të Serbisë ndaj Kosovës.

” Forcimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës duhet të jetë përgjegje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit, ku kryetari i Serbisë deklaron “ajo që kam thënë se do të çojmë ushtrinë, janë konkluzionet e Këshillit për Siguri Kombëtare”.

“Gjithashtu, tryeza e liderëve të partive politike për agjendë të re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejtë. Për mbrojtje nuk mund të na gjykojë askush. E as që duhet të flasim për këtë çështje në Bruksel”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova., ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.